Mësohet emri i infermieres që rrahu të moshuarën në Pejë

Prishtinë | 02 Nën 2022 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Mediet kanë publikuar emrin e infermieres që shihet duke rrahur një të moshuar në mënyrë çnjerëzore në një video-incizim të bërë nga kolegët e saj, në një qndër të të moshuarve në Pejë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se emri i të dyshuarës që shihet në video duke ushtruar dhunë ndaj të moshuarës është Aurona Peli.

Ajo është nga fshati Novosellë e Pejës dhe ka disa muaj që punon aty. Peli është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur para pak ditësh në qendrën e të moshuarve “Orenda” në Pejë. Bashkë me Aurona Pelin është arrestuar edhe përgjegjësja e qendrës “Orenda”.

Të ngjashme