Nxënësi i shkollës “Fan Noli” të Podujevës, i cili është plagosur në mëngjesin e sotëm tani ndodhët në QKUK në Prishtinë.
Emergjenca e Podujevës ka konfirmuar për Indeksonline se pas ndihmës së dhënë ai është dërguar në Prishtinë për shkak se ka nevojë për një intervenim kirurgjik.
Mirëpo, ai tha se gjendja e tij nuk është në rrezik për jetë, pasi që është qëlluar vetëm në buzën e poshtëm dhe plumi nuk ka depërtuar brenda. Sipas informatave intervenimi më shumë është estetik.
Nxënësi i klasës së 11 është plagosur me armë zjarri në një shkollën e mesme “Fan Noli” në Podujevë.