Mësohet koha e nisjes së takimeve të ndara të Kurtit e Vuçiqit me Borrellin në Ohër

Prishtinë | 15 Mar 2023 | 11:41 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti dhe president i Serbisë Aleksandar Vuçiq, të shtunën do të zhvillojnë takim në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku me shumë gjasë pritet të nënshkruhet nga të dy palët Plani evropian për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Fillimisht, kryediplomati evropian Josep Borrell do të zhvillojë takime të ndara me dy liderët, nga ora 10:00, ndërkohë që më pas do të pasojë takimi kokë më kokë mes dy liderëve.

Plani, i cili përfshin zbatimin në tërësi të marrëveshjeve paraprake, është pranuar gojarisht nga kryeministri Albin Kurti, i cili në takimin e fundit në Bruksel tha se ishte i gatshëm ta nënshkruante, por se të njëjtën gatishmëri nuk e kishte presidenti serb Aleksandar Vuçiq. /Klankosova.tv

Të ngjashme