Arbana Xharra ka shumë deklarata që do mbahet mend, por a e dini si përfundoi ajo gazetare.
Në një nga emisionet kohë më parë ka deklaruar se ajo dëshironte të studionte anglishten por nuk e pranuan.
Dhe shpjegon se si përfundoi në gazetari.
“Në anglisht nuk më pranuan, babi më tha shkojmë në shkollën e gazetarisë, nuk e kam menduar asnjëherë. E hapa dritaren e kerrin me pyet dikë ku është shkolla, tepër me marre, edhe reagoi babai, më tha: T’i kurrë gazetare, veç shko kryeje qit shkollë e shohim çka po bahet”, deklaronte Xharra.
Përveç kësaj, ajo ishte dikur edhe valltare. Kjo kur ishte në shkollën fillore, raporton Periskopi
Xharra shumë herë ka deklaruar se nuk është pishman që merret me gazetari dhe e lumtur që nuk është në politikë, siç e quante ajo, përplot hajna e kriminelë.
“Arbana është transformuar shumë, ka qenë e urtë e butë”, ka thënë babai i saj në një nga emisionet, Fehmi Xharra. (Periskopi)