Arbana Xharra i reagon Fisnik Ismailit

Prishtinë | 14 Kor 2017 | 08:24 | Nga

Anëtarja e PDK-së, Arbana Xharra ka reaguar ndaj “gjuhës denigruese” të Fisnik Ismailit, të përdorur kundër Ganimete Musliut.

Ajo ka thënë se si asnjë përfaqësuese e Vetëvendosjes dhe asnjë grua tjetër nga partitë tjera nuk ka pasur guxim të kritikoi gjuhën degraduese të Ismailit ndaj Ganimete Musliut.

“Une personalisht jam distancu nga bashkepartiaku Hajdar Beqa kur perdori gjuhe fyese ndaj Mimoza Kusarit, sot asnje perfaqesuese e Vetevendosjes dhe asnje grua nga partite tjera nuk pati guxim te kritikoi gjuhen denigruese deri ne skaj te Fisnik Ismailit ndaj Ganimete Musliut. Me keqardhje me duhet te ju them shumices prej juve, ju nuk perfaqesoni vlera pos interesa personale, kur jeni ne gjendje me heshte kur fyhet kaq rende nje grua. Turp per ju”, thuhet në postimin e Xharrës.

Musliu me anë të një statusi kishte prekur familjen e Ismailit, ”ani, mirë e ka, pasi tash ka fituar edhe mandatin e deputetit, ky ma i butë se ai shoku i tij “Skenderbeu” (baba i tij me alltia u endeke në Kosovën e vrarë të vieve 98-99 nga Millosheviqi atë kohë, e me leje të tij”, thuhej në postimin Musliut.

Kurse ky ishte reagimi i Ismailit ndaj deklaratës së Musliut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme