Musliu dorëzon padi ndaj ministrit Peci: Ai gënjeu, ka përfunduar koha kur akuzohen deputetët

Prishtinë | 30 Dhj 2021 | 11:07 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka dorëzuar padinë për ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast ajo tha se ministri i ka gënjyer bujqit dhe se ka përfunduar koha kur deputetët akuzohen e sulmohen nga kushdo çoftë.

“Unë sapo e kam dorëzuar padinë në Gjykatën Themelore. Faton Peci do të ballafaqohet me mua në gjyq për shpifet e tij të ulëta me qëllim të dëmtimit të imazhit si deputete dhe përfaqësuese e popullit në Kuvend”, tha ajo.

“Fakti se unë kam ushtruar dhe do ta ushtroj detyrën time si deputete, me qëllim të mbrojtjes së interesave të qytetarëve në këtë rast bujqve dhe fermerëve të cilët i ka gënjyer dhe mashtruar, atij i ka penguar adresimi i çështjes që unë e kam ngritur dhe në mungesë të fakteve ai degradon me akuza të ulëta ndaj meje dhe PDK-së”.

“Sidoqoftë, për shpifjet e tij siç e keni parë në Komision, ai dot japë llogari në gjyq dhe unë nuk do të lejoj në asnjë formë që ai t’i shpëtoj dënimit të merituar”.

Ajo ka shtuar se do të vazhdojë punën e deputet në ngritjen çështjeve në interes të qytetarëve të vendit dhe nuk do të lejojë që askush ta pengojë punën e saj e as të partisë që përfaqëson.

“Nuk do të lejoj që jo Peci, por asnjë ministër dhe askush tjetër të ma ndaloj që të adresoj çështje që kanë të bëjnë me jetën e qytetarëve. E kam ngritur vazhdimisht çështjen në fjalë”.

“Peci i ka gënjyer bujqit, rreth një mijë prej tyre që kanë aplikuar për të fituar grante dhe ai ka bërë anulimin e thirrjes. Kur bëhet një gjë e tillë duhet të bëhet shpallja publike, ai e ka fshehur vendimin duke e ditur që do të përballet me fermerët”.

“E ka ndryshuar datën e publikimit dhe duke e bërë datën ekuivalente me atë të vendimit. Anulimi i vendimit është shpallur më 7 dhjetor, pas reagimeve të mija ai e ka ndryshuar datën dhe e ka bërë më 30 korrik. Kjo është arsyeja pse ne sot jemi këtu. Kam ngrituur padi për akuza e sojit të tillë”.

Padia e Musliut ndaj Pecit vjen pas një përplasjeje verbale në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.

Musliu e pati quajtur Pecin rrugaç, e më pas e kishte hedhur një gotë ujë ndaj tij.

Të ngjashme