Mësoni arsyet se pse ndodh një cunami (VIDEO)

Prishtinë | 24 Dhj 2018 | 12:03 | Nga Ekonomia Online

Një cunami nënkupton një seri valësh të krijuara nga lëvizje të papritura të oqeanit apo detit që mund të rezultojnë nga një tërmet, një rrëshqitje nënujore, një vullkan, ose rrallëherë edhe nga një meteor.

Megjithatë, zakonisht përgjegjës për shumicën e cunameve janë tërmetet e fuqishme nënujore.

Por si arrijnë të shkaktojnë këto tërmete nënujore cunami?

E dimë se toka është i vetmi planet me pllaka tektonike aktive të cilat lëvizin ngadalë, por në mënyrë të vazhdueshme nën ndikimin e mbështjellësit dhe bërthamës së tokës.

Anët e pllakave tektonike rrëshqasin ndaj njëra -tjetrës duke shkaktuar forca fërkimi mes pllakave tektonike, dhe kur kjo lëvizje e kalon kufirin kritik, kjo pjesë njihet si vija e thyerjes e cila ka ardhur si pasojë e zhvendosjes së dhunshme të korës së tokës.

Në këtë pikë çlirohet energjia e tërheqjes ose përdredhjes elastike dhe krijohen valët sizmike duke shkaktuar në këtë mënyrë një tërmet nënujor.

Kësisoj edhe uji i detit pëhapet në të gjitha drejtimet si një cunami dhe arrin tokën.

https://youtu.be/WmOjLd2tHB0

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme