Moti i paqëndrueshëm pritet të mbajë në fillim të kësaj jave. Sipas Prishtina Weather ditët në vazhdim do të shoqërohen me vranësia dhe reshje shiu. Paqëndrueshmëria e motit do të vijojë për ditën e hënë, të martë dhe të mërkurë. Tek ditën e enjte pritet të shënojnë rritje temperaturat.
22.06.2020 – Një sistem frontal stacionar pritet të kaloj mbi rajon sonte gjatë natës dhe ditën e martë. Si rrjedhojë e kalimit gradual të këtij fronti, priten reshje më të vazhdueshme shiu, që vende-vende mund të jenë më intensive. Reshjet nëpër lokalitete do të vazhdojnë edhe të martën gjatë mbrëmjes dhe mëngjesin e ditës së mërkurë, kur edhe pritet të pushojnë. Të martën temperaturat do të mbeten të ulëta, e ditën e mërkurë do të shënojnë rritje.
Nga dita e enjte pritet të mbajë mot me më shumë diell, ndërsa temperaturat do të vazhdojnë të rriten. Orëve të pasdites nuk përjashtohen mundësitë edhe për zhvillime të rrebesheve të shiut.
23.06.2020 – Freskët, kryesisht vranët dhe me reshje më të vazhdueshme shiu. Në mbrëmje reshje lokale shiu. Vende-vende reshjet pritet të jenë më intensive. Temperaturat në vise të ulëta 14C deri 19C, e në vise malore 10C deri 14C. Era do të fryj mesatarisht nga veriperëndimi 4-9m/s, e në Dukagjin e lehtë nga jugperëndimi 1-4m/s. Indeksi UV: 1.