Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, është afër vazhdimit të kontratës me klubin.
32-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës së tij me Barcelonën, por klubi ka filluar bisedimet me argjentinasin për vazhdimin e kontratës.
Sipas raportimeve nga e përditshmja spanjolle “Marca”, katalunasit i kanë ofruar kontratë dy-vjeçare Messit. Bisedimet në mes menaxherit dhe klubit thuhet se janë duke shkuar mirë dhe Messi pritet që shumë shpejt të nënshkruajë kontratën e re.
Messi këtë sezon me katalunasit ka shënuar 26 gola dhe ka bërë 18 asistime në të gjitha garat.