Erling Braut Haaland është sulmuesi i momentit.
Sulmuesi i Borussia Dortmund po kalon një sezon spektakolar.
Gola, gola dhe gola ndeshje pas ndeshje. Në ADN-në e tij ka një lidhje të veçantë me golin.
Në fillim te Salzburgu, tani me klubin gjerman, sulmuesi 19-vjeçar nuk ndalet dhe po koleksionon rezultate fantastike njëri pas tjetrit.
Ai ka realizuar 39 gola në 29 paraqitje në sezonin 2019/20 me Salzburgun dhe Dortmundin.
“Messi apo Cristiano Ronaldo? Nuk mund të përgjigjem. Më pëlqejnë të dy, janë të dy fantastikë”, u shpreh Haaland.
“Dortmund? Duhet të them se ka qenë një muaj i bukur, kam ardhur te një klub me lojtarë të rëndësishëm. Jam i gëzuar që luaj me ata, është më të vërtetë e bukur. Nuk mund ta imagjinoja një nisje të tillë, por kjo më shton urinë për të bërë më shumë”.
“Tre Botërorë ose tre Champions? Gjysmën nga të dyja (ka qeshur). Duhet të them Botërorin”.