Messi dëshiron të qëndrojë në Barcelona

Prishtinë | 04 Sht 2018 | 13:56 | Nga

Ylli argjentinas, Lionel Messi, ka thënë se nuk ka plane që t’i braktisë kampionët e La Ligës. Ai ka theksuar se nuk e ka ndërmend të lëvizë nga Barcelona për të paktën tre vjet.

Mesi ka konfirmuar dëshirën e tij për të përfunduar karrierën e tij në ekipin Katalunas, duke thënë se një lëvizje nga ky ekip do të ishte e komplikuar, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

“Ideja është që të qëndrojë në Barcelonë. Unë tashmë jam i vendosur këtu dhe ndryshimet do të ishin shumë të ndërlikuara” ka thënë për “Catalunya Radio” futbollisti Messi.

“Kam gjithçka këtu. Unë kam qenë me këtë ekip që kur isha 13 vjeç. Është ekipi më i mirë në botë, një nga qytetet më të mira në botë. Fëmijët e mi kanë lindur në Kataloni dhe nuk kam nevojë të shkoj diku tjetër”, ka shtuar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme