Messi do të pushojë në ndeshjen e nesërme

Prishtinë | 05 Jan 2023 | 15:33 | Nga Ekonomia Online

Lionel Messi do të pushojë për ndeshjen e Kupës së Francës, të cilën do ta zhvillojë Paris Saint-Germaini ndaj ekipit të divizionit të tretë francez, Chateauroux.

Këtë e ka bërë të ditur trajneri Christophe Galtier sot.

Ylli argjentinas, i cili e ngriti lart trofeun e Kupës së Botës me 18 dhjetor në “Lusail Stadium” në Katar, mori pjesë në seancat e fundit stërvitore të parisienëve, por Galtier thotë se 35 vjeçari ka nevojë edhe për pak kohë për të qenë i gatshëm të luajë në ndeshje garuese.

“Ai e kishte një Botëror fantastik. Shkoi në atdhe për të festuar dhe për të pushuar me familjen e tij në shtëpi”, deklaroi Galtier para ndeshjes së të premtes.

“Ai nuk do të luajë nesër. Pasi diskutova me të, duam të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme (kundër Angers në Ligue 1)”, vazhdoi Galtier.

PSG-ja u mposht nga RC Lens të dielën, 1:3 ndërsa në Kupë do të jetë pa treshen “vrasëse” të sulmit, Messi – Mbappe – Neymar. 

Të ngjashme