Messi është favorit për ta fituar “Këpucën e Artë” sërish, me ç’rast do ta kalonte Ronaldon.
Me 29 gola në La Liga, Lionel Messi është i pari në listën e golashënuesve më të mirë në Evropë, së bashku me sulmuesin e Liverpoolit, Mohamed Salah.
Argjentinasi realizoi het-trik kundër Leganes duke barazuar egjiptianin me 29 finalizime, që nuk luajti vikendin që lamë pas për shkak të problemeve muskulore që nga ndeshja në Champions League me Manchester City.
Nëse Messi fiton, do ta kalojë Cristiano Ronaldon. Që të dy kanë nga katër “Këpuca të Arta”, më shumë se çdo lojtarë tjetër në histori. CR7 vështirë se do t’ia dalë, pasi deri më tani ka vetëm 23 gola.
Favorit është padyshim Messi për faktin se magjistari i Barcelonës është në top formë, dhe përveç kësaj, ai ka edhe më shumë ndeshje deri në fund të edicionit 2017/18, gjithsej shtatë, ndërsa Salah vetëm edhe 5.