Lionel Messi do të fitojë 28 milionë funte (32 milionë euro) më tepër se Cristiano Ronaldo këtë stinor, pasi ka firmosur kontratë të re me klubin në nëntor, me vlerë 500 mijë funte në javë (mbi 570 mijë euro).
Sipas shifrave të “France Football”, ylli i Barcelonës, Messi, është lojtari më i paguar në botë me 110 milionë funte (125.8 milionë euro), kur merret për bazë paga bruto, bonuset dhe marrëveshjet sponsorizuese, shkruan Koha Ditore.
Messi do të bëhet lojtari i parë që thyen barrierën e 100 milionë funteve, duke qenë dukshëm para Ronaldos së Real Madridit, që pritet të fitojë 82 milionë funte (93.8 milionë euro) për stinorin 2017/18.
Messi ka marrë vendin e parë nga Ronaldo, pasi ka firmosur kontratë të re të vlefshme 500 mijë funte në javë më herët këtë stinor.