Sulmuesi dhe ylli i Barcelonës, Lionel Messi e përfundoi sezonin në krye të klasifikimit të golashënuesve më të mirë edicionin 2016-2017 dhe ka fituar zyrtarisht “Këpucën e Artë” në Evropë.
Një trofe të cilin argjentinasi e ka fituar për herë të katërt në karrierën ndërsa kësaj radhe në saje të 37 golave të realizuar në La Liga.
Me tre gola më pak në vendin e dytë gjendet Bast Dost i Sporting Lisbon, rivali më i fortë i Messit në këtë sezon.
Ndërkohë që Pierre-Emerick Aubameyang u rendit i treti, për të mbyllur kështu podiumin me 31 golat e realizuar gjatë këtij sezoni në Bundesliga, me fanellën e skuadrës së Borussia Dortmund.
Ndërkohë, katër herë fituesi i “Topit të Artë” që aspiron të fitojë të pestin këtë sezon, pas fitimit të La Liga dhe Ligës së Kampionëve me Real Madridin, Cristiano Ronaldo, renditet i 11-ti në klasifikimin e golashënuesve të Evropës me 25 gola.