Messi e do Rakiticin në Barcelonë edhe sezonin e ardhshëm.
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, është duke tentuar që ta bindë Ivan Rakitiçin të qëndrojë në klub pavarësisht interesimit nga Premierliga, raporton “Don Balon”, transmeton Gazeta Express.
Raportohet se Rakitici ka zgjuar interesimin e Manchester Unitedit dhe Liverpoolit, që duan ta largojnë 30 vjeçarin nga “Camp Nou”.
Por, Messi do që kroati, i cili ka kontratë deri më 2021, të qëndrojë në Spanjë.
Ai është shokë me Rakiticin dhe i ka kërkuar që mos e lërë Barcelonën, që është afër një tjetër titulli në La Liga.