Messi mund të mungojë të shtunën në “Camp Nou” kundër Leganes.
Lionel Messi ka qenë në një formë fantastike këtë sezon. Por, disa shqetësime të paraqitura kur iu bashkua Kombëtares së Argjentinës, kanë ndryshuar paska Leon, që pavarësisht se e ndihmoi Barçën kundër Sevillas në ato pak minuta që luajti, në Champions ndaj Romës nuk ishte Messi që jemi mësuar ta shohim.
30 vjeçari humbi shpesh topin në fitoren 4-1 të Barcelonës kundër Romës dhe tregoi se nuk është në gjendje të mirë fizike.
Andaj sipas “Mundo Deportivos”, Ernesto Valverde po mendon të përdorë planin e Cristiano Ronaldos që aplikon me Real Madridit.
Valverde po mendon ta lë në shtëpi Messin për ndeshjen e së shtunës kundër Leganes, për të qenë sa më i freskët për sfidën e kthimit me Romën dhe për ta ndihmuar argjentinasin që t’i rikuperojë energjitë e humbura që kur i është paraqitur shqetësimi muskulor.