Sulmuesi argjentinas është duke pushuar me gruan e tij. Ai u martua të premten, ndërsa ai do të firmos kontratë të re pasi të rikthehet nga Muaji i Mjaltit, transmeton IndeksOnline.
Goal.com ka kuptuar se lojtari i Barcelonës, Lionel Messi do të nënshkruaj kontratë të re menjëherë pasi të rikthehet me gruan në Kataluni.
Messi i cili u martua me Antonela Roccuzzo në Rosario, ishte i vendosur të rikthehet në Barcelonë këto ditë, por ai e ka vazhduar pushimin deri më 12 korrik.
Më 12 korrik, lojtarët e Barcelonës do të grumbullohen për trajnime në Sant Joan, e Messi pritet të nënshkruaj kontratën e re.