Lionel Messi ndodhet me pushime disaditore bashkë me bashkëshorten e tij, Antonella Roccuzzo, në Bahamas.
Kampioni i botës, së bashku me gruan e jetës së tij dhe pa tre fëmijët e tyre, po shijojnë diellin dhe detin në Bahamas, ku Antonela po e rrit edhe më shumë temperaturën në bikinit rozë.
Leo Messi dhe Antonella Roccuzzo gjithashtu bënë një xhiro me xhet ski në ujërat e ngrohta të kompleksit.
Brenda muajit, me shumë gjasa më 21 korrik, Messi do të debutojë në MLS me fanelën e Inter Miami, ku do të luajë së bashku me Sergi Busquets dhe me shumë gjasa me Jordi Alba i cili është shumë afër transferimit të tij në skuadrën e tyre, në Florida.