Përkundër që lëndimet e penguan ta nisë në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri, argjentinasi Lionel Messi ka pasur paraqitje mbresëlënëse në ndeshjet e fundit kundër Sevillas, Eibarit, Slavia Pragues dhe Valladolidit. Këto ndeshje kanë bërë që Messi të bëhet sërish favoriti për Topin e Artë këtë vit.
Lionel Messi e pati një natë magjike mbrëmë në Camp Nou, pasi që kapiteni argjentinas i katalonasve ishte kyç në fitoren e thellë me rezultat 5:1 të skuadrës së tij kundër Valladolidit, duke kontribuar me dy gola dhe dy asiste, transmeton Gazeta Express.
Këto ndeshjet e fundit kanë bërë që Messi ta dëshmojë sërish talentin e vet në fushën e lojës, pasi që mungoi në shumicën e ndeshjeve të zhvilluara në fillimit të sezonit 2019/20 për shkak të lëndimeve.
Tani, Messi është sërish favoriti për Topin e Artë të këtij viti, duke i lënë prapa vetes qendërmbrojtësin e Liverpoolit, Virgil Van Dijkut, dhe sulmuesit të Liverpoolit, Virgil Van Dijkut.
Njolla e vetëm në sezonin e Messit është disfata tronditëse në Anfield kundër Liverpoolit, që bëri që Barcelonë të eliminohet në fazën e gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve.
Sezoni i çmimeve individuale në botën e futbollit nisi me triumfin e Virgil van Dijkut në çmimin për lojtarin më të mirë të vitit të UEFA-s, para se Lionel Messi të kthehej duke e fituar çmimin për lojtarin më të mirë të vitit nga FIFA.
Por, Topi i Artë është çmimi më prestigjioz individual në botë dhe France Football e publikoi në fillim të kësaj muaji listën prej 30 kandidatëve për këtë çmim këtë vit. Fituesi do të bëhet i ditur në ceremoninë që do të mbahet ne Theatre du Chatelet në Paris, më 2 dhjetor.
Nga 30 futbollistët e zgjedhur në këtë listë, një numër i gazetarëve të zgjedhur nga e gjithë bota do ta vendosë fituesin bazuar në tri kritere: paraqitjet individuale dhe kolektive, talenti dhe ndershmëria e lojtarit dhe gjykimi i përgjithshëm për karrierën e futbollistit.