Barcelona ka njoftuar se Leo Messi ka vazhduar kontratën deri në vitin 2021.
Ylli i klubit spanjoll ka nënshkruar kontratën katërvjeçare, e cila tani ka klauzolën prej 300 milionë eurove, shkruan Koha.net.
30-vjeçari që deri më tani është lidhur me një transferim te Manchester City, ka vazhduar kontratën me mundësi zgjatje edhe për një vit tjetër.
Me kontratën e re ai do të përfitojë 30 milionë euro në sezon dhe pagë javore prej 520 mijë eurove.