Lionel Messi ka zbuluar dy emra që luajtën një rol të madh në karrierën e tij gjatë kohës sa ishte te Barcelona.
Në një intervistë për Mundo Deportivo, ylli aktual i Inter Miamit tha se Pep Guardiola dhe legjenda braziliane Ronaldinho ishin dy personat që e ndihmuan të arrinte suksesin e jashtëzakonshëm.
“Janë dy persona te Barcelona që kishin një ndikim të madh tek unë, i pari është Pep Guardiola, me të cilin fituam gjithçka, dhe i dyti është Ronaldinho, që më ndihmoi shumë në fillimet e mia” tha ai për MD.
Messi, që me Barcelonën fitoi të gjithë trofetë e mundshëm, tani luan për Inter Miami në SHBA.
Ai gjithashtu synon të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026, e cila do të zhvillohet në Meksikë, Kanadë dhe SHBA.
🔵🔴 Leo Messi: “There are two people at Barcelona who’ve made a huge impact on me”.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 6, 2024
“The first one was Pep Guardiola, because we achieved incredible things together — and Ronaldinho, for how he helped me”, told MD. pic.twitter.com/usaiZlhxTR