Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë bën me dijë se një helikopter Cougar i Forcës Ajrore është nisur drejt Thethit e Shalës për evakuimin e 8 mësuesve të bllokuar në atë zonë.
Sipas kësaj ministrie, me gjithë përpjekjet e shumta, ndërhyrja nga toka ka qenë e pamundur.
Ndërkaq, Forca Ajrore, përmes ekuipazhit të Cougar, evakuoi të dielën 15 persona në fshatrat Theth e Shalë.
Mes tyre dy të sëmurë, problematika e të cilëve u konstatua pak minuta përpara nisjes së helikopterit nga Farka.
15 personat, përfshirë edhe disa mësues, u dërguan në Shkodër.