Kryeministri Edi Rama inspektoi këtë të diel Qendrën e Vaksinimit në Arenën Kombëtare, aty ku vijon vaksinimi i gjysheve dhe gjyshërve +80 vjeç.
Ndërkohë nesër do të mbërrijnë 15 mijë doza të tjera Pfizer.
Kryeministri Rama thotë se brenda dy javëve të para të marsit COVAX ka konfirmuar më në fund, nisjen e furnizimit me vaksinën AstraZeneca, të cilën do ta fusim menjëherë në procesin e vaksinimit të mësuesve.
Sipas raportimeve nga Ministria e Shëndetësisë që prej nisjes së procesit në vendin tonë janë kryer 12,467 vaksinime. /Ora News