E ndërsa në fushat e blerta në këtë periudhë po merr pak kënaqësi, Mesut Ozil mund të ngushëllohet larg futbollit në krahët e partneres së tij Amine Gulse.
Modelja dhe aktorja me origjinë turke, por e rritur në Suedi, është gati të shkojë në altar me numrin 10 të Arsenalit, shkruan albeu.com
Ozil ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku ai shfaqet duke e puthur bukuroshen që ka në krah, duke e komentuar: “Me lejen e Zotit, përgjithmonë”.
Mos vallë se shpejti çifti do të organizojë ceremoninë martesore?