Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se platforma politike e Lidhjes së Prizrenit, vlerat e shquara, rezistenca e jashtëzakonshme lënë të pashuar aspiratën për pavarësinë e kombit shqiptar.
Presidenti shqiptar, bashkë me kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ishin pjesë e Akademisë Solemne të organizuara me rastin e 14-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
“Lidhja Shqiptare e Prizrenit u përball me sfida në rrafshin e brendshëm, u përball me vëshitrësi të katër pashallëqeve. Në planin ndërkombëtar probleme krijoi Kriza lindore, traktati i Shën Stefanit që tentuan të zhdukin nga faqja e dheut kombin shqiptar”, tha Meta, raporton Ekonomia Online.
“Platforma politike Lidhjës së Prizrenit, aksioni i saj diplomatik, vlerat e shquara të identitetit kombëtar që e lansoi, rezistencat e jashtëzakonshme që ajo ndërmori do mbeten të gjalla përjetë dhe lënë të pashuar aspiratën për pavarësinë e kombit shqiptar”, shtoi Meta.
Ndërsa, Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë tha se politikanët nuk duhet që gjeneratave të ardhshme të u lënë telashe mes vete dhe me fqinjët, ai shtoi se së bashku mund të arrihen synimet e kërkuara.
“Jemi politikanë që jemi të vetëdijshëm se ne nuk guxojmë ti lëmë gjeneratave të ardhshme telashe, duhet t’i tejkalojmë sfidat që na dalin përpara vet apo me fqinjët. Nëse jemi bashkë rezultatet nuk do mungojnë”, tha Xhaferi.