Ditën e sotme në Këshillin e Mandateve në Kuvend po mbahet seanca ku po diskutohet në lidhje me fatin e Saimir Tahirit.
Pavarësisht debateve, të cilat kanë nisur që nga ora 10:00 e mëngjesit, akoma nuk dihet nëse Saimir Tahiri do të arrestohet apo jo.
Ashtu siç u fol edhe më përpara, në dorë fatin e Tahirit mund t’a ketë LSI, me përfaqësuesin e saj Nasip Naçon.
Dhe ai e ka dhënë një përgjigje. Nasip Naço në një deklaratë për mediat bëri me dije se LSI do të mbështesë Prokurorinë duke shtuar se është dakord që të jepet mandati për arrestimin e tij.
Vetëm pak minuta më vonë pritet të kryhet votimi në Kuvend ku do të vendoset përfundimisht nëse Saimir Tahiri do të arrestohet apo jo.