Meta: Hapja e negociatave për Shqipërinë është njëjtë e rëndësishme për BE-në

Prishtinë | 29 Mar 2022 | 14:14 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, vlerëson se hapja e negociatave për shtetin që drejton por edhe Maqedoninë e Veriut ka rëndësi të njëjtë edhe për Bashkimin Evropian.

Këtë Meta e ka thënë pas takimit lamtumirës të BE-së, Luigi Soreca, transmeton KlanKosova.tv .

“Në kontekstin e zhvillimeve të fundit evidentova rëndësinë që ka linjëzimi i plotë i politikës së jashtme e sigurisë së Shqipërisë me atë të Be-së, përfshirë me zbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë”, është shprehur Meta, transmeton KlanKosova.tv.

“Theksova domosdoshmërinë e forcimit të institucioneve demokratike, shtetit ligjor dhe respektimit të të drejtave të njeriut, si shtyllat kryesore të funksionimit të shtetit në një vend, që aspiron anëtarësimin në BE”.

Të ngjashme