Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka pranuar nga ambasadori i ri i Indisë në Tiranë, Thanglura Darlong, me rezidencë në Bukuresht.
Duke iu referuar zhvillimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, kreu i shtetit shqiptar gjatë takimit potencoi se një rishikim i pozicionit të Indisë ndaj njohjes së pavarësisë së Kosovës do të ishte një kontribut i drejtpërdrejtë për forcimin e paqes dhe stabilitetit në këtë rajon.
Meta vlerësoi marrëdhëniet miqësore e të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Indisë, si dhe lidhjen e fortë që Nënë Tereza krijoi midis të dyja vendeve.
I pari i Shqipërisë poashtu nënvizoi nevojën e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, si dhe të kontakteve të drejtpërdrejta mes sipërmarrësve dhe qytetarëve të të dy vendeve.
Gjetja e mekanizmave praktike për lehtësimin e regjimit të vizave dhe lëvizjes së sipërmarrësve dhe qytetarëve të të dy vendeve do të ndihmonte shumë në këtë drejtim, tha Meta, transmeton Klan Kosova.