Meta mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare pas tërmetit në Durrës

Prishtinë | 02 Dhj 2019 | 08:53 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shqipërisë ka mbledhur Këshillin e Sigurisë për situatën pas tërmetit.

I pari që mbërriti në presidencë ishte kryeparlamentari Gramoz Ruçi, pas tij ka ardhur kryeministri Edi Rama.

Takimin e konfirmoi edhe Kryeministri Rama në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë mëngjesin e sotëm ku tha se, “nuk po humbim shumë kohë se kemi edhe një takim tjetër me kërkesë të Ilir Metës”.

Lajmi për mbledhjen e Këshillin e Sigurisë Kombëtare u dha nga zëdhënësi i Kreut të Shtetit, Tedi Blushi në një postim në Facebook.

“Në përgjigje të interesimit të vazhdueshëm të mediave në lidhje me një mbledhje të mundshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ju sqaroj se: Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vendosur të thërrasë nesër mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në orën më të përshtatshme, në varësi të situatës”, njoftoi Blushi. /Ora News/

Të ngjashme