Presidenti shqiptar Ilir Meta përmes një statusi në rrjetet sociale ka ripërsëritur mesazhin e tij për zgjedhje në 13 tetor, si mundësia e vetme “për të mos i mbajtur zero shanset që Shqipëria t’i çelë negociatat për anëtarësim me BE në 18 tetor 2019”.
Sipas Metës, palët duhet të reflektojnë, dhe nuk duhet të ketë “justifikime dhe alibi” që të cenojnë procesin zgjedhor.
Për presidentin duhet shfrytëzuar “urgjentisht gatishmëria e OSBE-së” për të ndihmuar në tejkalimin e krizës politike dhe institucionale në vend.