Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca do të takohet nesër me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Kuvendi i Kosovës.
“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta”, thuhet në njoftim.
Takimi do të zhvillohet në orën 09:15, në objektin e Kuvendi të Kosovës.