Meta paralajmëron shpërndarjen e Parlamentit të Shqipërisë

Prishtinë | 18 Shk 2020 | 12:56 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zhvilluar një takim sot me liderin e opozitës Lulzim Basha një ditë pas shtimit të akuzave ndaj KED dhe deklaratave për grusht shteti nga maxhoranca.

Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi i presidentit, z. Tedi Blushi, i cili informon dhe për diskutimin mes kreut të Shtetit dhe kreut të PD-së. Në takim Meta i kërkoi kryetarit të PD-së që të informonte edhe drejtuesit e partive të tjera opozitare, ndërsa është shprehur se do të bëjë çdo gjë për të ndaluar dhe për të shpartalluar grushtin e shtetit.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta thirri sot në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha.

Presidenti Meta e njohu z.Basha me skandalet e fundit anti-kushtetuese dhe përpjekjet e Rilindjes për grusht shteti, dhe i kërkoi kryetarit të PD-së që të informonte edhe drejtuesit e partive të tjera opozitare.

Presidenti Meta bëri të qartë se do të bëjë çdo gjë për të ndaluar dhe për të shpartalluar grushtin e shtetit, duke i dhënë përgjigjen më shembullore që meriton”, shkruan Blushi.

Presidenca i është përgjigjur përmes zëdhënësit Tedi Blushi deklaratave të bëra sot nga Korça nga kreu i komisionit të ligjeve, Ulsi Manja.

Përmes një postimi në facebook, Blushi shkruan se parlamentin do e shpërndajë populli.

“Parlamentin do e shpërndajë populli. Presidenti vetëm do zbatojë vullnetin e tij.

Dhe dekretin për kthimin e ligjit për grushtin e shtetit do e vendosë populli. Presidenti vetëm do e firmosë në emër të tij.

DO KETË DISA DEKRETE PËR SHPARTALLIMIN E GRUSHTIT TË SHTETIT.

BËNI DURIM!

DEKRETET DO T’I ZBATOJË POPULLI SHQIPTAR! 🇦🇱” shkruan Blushi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme