Meta: Përfaqësues të caktuar në Shqipëri nxisin përçarje brenda faktorit të Kosovës

Prishtinë | 18 Sht 2020 | 18:14 | Nga Ekonomia Online

Presidenti  i Shqipërisë, Ilir  Meta në intervistën “Pa maskë” ka deklaruar se në Shqipëri duhet forcuar shteti ligjor dhe të bëhet e paprekshme kushtetuta e vendit.

Sipas tij, konflikti ndërpartiak në Shqipëri është i stisur dhe nuk është e rastësishme situata e tanishme kur zhvillohen negociatat për Kosovën. Ai vlerëson se përfaqëuse të caktuar të Shqipërisë ndërhyjnë edhe përtë nxitur përçarje brenda faktorit të Kosovës.

“Nuk është e rastësishme kjo situatë kaq konfliktuale, tërësisht artificiale në Shqipëri. Dikënd e  intereson edhe në planin ndërkombëtar që edhe për shkak të momentin që ka qenë dhe që është Kosova në negociata, në proces i cili ka presionet e veta edhe rajonale edhe ndërkomnbëatare, dikujt i ka interesuar që Shqipëria të jetë sa më e dobët.

Që Shqipëria të jetë sa më e përçarë. Madje që përfaqësues të caktuar në Shqipëri të ndërhyjnë edhe për të krijuar përçarje brenda faktorit të Kosovës. Ne kemi parë disa raste shumë të qarta. Një nga aktet më të shëmtuara ishte për fat të keq edhe padia që u bë ndaj kryeministrit Haradinaj më parë. Por, faktori kryesor përçarës edhe i politikës në Shqipëri, por edhe i shqiptarëve në tërësi mendoj që tashmëështë evidentuar qartë dhe është edhe pengesa kryesore edhe për integrimin evropian të Shqipërisë dhe për qetësinë që duhet të gjejë vendi ynë”, thotë presidenti Meta./24-ore.info

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme