Meta përsërit: Sa të jem president, integriteti territorial i Kosovës nuk diskutohet

Prishtinë | 10 Jan 2019 | 17:50 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka përsëritur qëndrimin e tij se integriteti territorial i Kosovës është i padiskutueshëm për shtetin shqiptar, sa ai të vazhdojë të jetë president i vendit.

Të enjten në mesditë Meta refuzoi dekretimin e Gent Cakaj për ministër të Jashtëm të Shqipërisë, për shkak të qëndrimit të tij pro korrigjimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë. Këtë vendim, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e cilësoi të turpshëm.

“Pavarësia, integriteti territorial i Kosovës dhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë janë të padiskutueshme për Republikën e Shqipërisë deri në sekondën e fundit si President i vendit tim”, ka shkruar Meta në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme