Meta pret ambasadorin e ri të Maqedonisë së Veriut në Shqipëri

Prishtinë | 26 Dhj 2020 | 14:19 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, pranoi sot letra letrat kredenciale, të Ambasadorit të Maqedonisë së Veriut, Dancho Markovski.

Në ceremoninë e rastit, Meta i uroi suksese në misionin e tij diplomatik në Shqipëri, në dobi të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve e popujve tanë dhe theksova rëndësinë e bashkëpunimit më të ngushtë ekonomik e tregtar, përmes projekteve dypalëshe e rajonale.

Kreu i Shtetit thotë se e siguroi diplomatin maqedonas se Shqipëria mbetet gjithnjë e interesuar për progresin, begatinë dhe avancimin e qëndrueshëm të Maqedonisë së Veriut në proceset e integrimit europian dhe shpreha bindjen se dy vendet tona fqinje, aleate në NATO, dhe me vizione të përbashkëta euroatlantike, do të forcojnë edhe më shumë lidhjet e ngushta, në dobi të paqes, stabilitetit e zhvillimit të rajonit.

Nga ana tjetër Meta vlerësoi lart pjesëmarrjen e faktorit shqiptar në institucionet e Maqedonisë së Veriut, si një konfirmim të kontributit dhe mbështetjes së vazhdueshme ndaj reformave të rëndësishme, rrugës euroatlantike, stabilitetit demokratik dhe ndërtimit të një shteti multietnik./oranews.tv/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme