Meta: Projekti “Serbia e madhe” dështoi

Prishtinë | 25 Tet 2019 | 19:43 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta për gazetën egjiptiane “Al – Ahram”, ka thënë se ideja e “Shqipërisë së Madhe” nuk është e mundur, ndërsa projekti për “Serbinë e Madhe” dështoi.

Presidenti ka theksuar se Bashkimi Evropian tani nuk është në gjendjen më të mirë të mundshme, por që reformat do të ndihmojnë në përmirësimin e procesit.

“BE tani nuk është në gjendjen e saj më të mirë. Sidoqoftë, Bashkimi Evropian është ndërmarrja më e mirë njerëzore, ku përparimi ekonomik ecën paralelisht me përparimin e të drejtave të njeriut dhe qytetarëve. Situata e BE do të përmirësohet pas reformave të reja”, tha Meta, njofton oranews.

I pyetur për marrëdhëniet me Greqinë dhe Turqinë, Meta tha se “Marrëdhënia e Shqipërisë me Greqinë është jashtëzakonisht e rëndësishme. Lidhja jonë me Turqinë është gjithashtu historike.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme