Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka marr pjesë në organizimin e Ambasadës Gjermane në Tiranë me rastin e Bashkimit të Gjermanisë.
Me këtë rast Meta tha se shpreh urimet më të përzemërta me rastin e 3 tetorit.
Postimi i plotë:
Kënaqësi të merrja pjesë sot në pritjen e organizuar nga Ambasada Gjermane në Tiranë, me rastin e 3 tetorit, Ditës së Bashkimit të Gjermanisë dhe t’i shprehja ambasadorit Peter Zingraf urimet më të ngrohta e të përzemërta për popullin mik gjerman.
Shqipëria do vijojë të mbështetet fort në Gjermaninë mike dhe partnere strategjike.
Mirënjohje të thellë për kontributin e çmuar, të gjithanshëm dhe të përhershëm që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit europian, konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe reformave demokratike!