Meta: Shqipëria do të mbështetet fort tek Gjermania

Prishtinë | 03 Tet 2019 | 22:04 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka marr pjesë në organizimin e Ambasadës Gjermane në Tiranë me rastin e Bashkimit të Gjermanisë.

Me këtë rast Meta tha se shpreh urimet më të përzemërta me rastin e 3 tetorit.

Postimi i plotë:

Kënaqësi të merrja pjesë sot në pritjen e organizuar nga Ambasada Gjermane në Tiranë, me rastin e 3 tetorit, Ditës së Bashkimit të Gjermanisë dhe t’i shprehja ambasadorit Peter Zingraf urimet më të ngrohta e të përzemërta për popullin mik gjerman.

Shqipëria do vijojë të mbështetet fort në Gjermaninë mike dhe partnere strategjike.

Mirënjohje të thellë për kontributin e çmuar, të gjithanshëm dhe të përhershëm që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit europian, konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe reformave demokratike! 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme