Meta: Shqipëria zë vendin e parë në Evropë për numrin e azilantëve ekonomikë

Prishtinë | 22 Jan 2021 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka thënë se bazuar në të dhënat e EUROSTAT-it për vitin 2019, Shqipëria zë vendin e parë në Evropë për numrin e azilantëve ekonomikë, duke lënë pas edhe vende të sapodala nga lufta dhe konfliktet civile.

Ai në Facebook shkruan se është koha për të menduar dhe vepruar për shqiptarët.

“Një shqiptar ndihet sot më i pashpresë se një sirian, iraken dhe afgan. Lufta efikase kundër varfërisë, zhdukja e monopoleve, anulimi i koncensioneve korruptive, rritja e prekshme e pagave dhe pensioneve, hapja e vendeve të reja të punës, ulja e taksave, krijimi i shanseve dhe i mundësive të reja për të rinjtë e ndalojnë shpopullimin”, shkruan ai.

Të ngjashme