Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar 7 Marsin, Ditën e Mësuesit. Ai tha se mësuesit përçuan dijen ndër breza duke konsoliduar vlerat qytetare dhe atdhetare.
“Të dashur mësues, pedagogë e profesorë shqiptarë: Gëzuar nga zemra 7 Marsin, Ditën e Mësuesit! Nderim përjetë, respekt dhe mirënjohje ndaj veprës tuaj të ndritur dhe suksese në misionin fisnik të përçimit të dijes dhe vlerave qytetare e atdhetare!”, ka shkruar presidenti Meta në profilin e tij, në rrjetin social Facebook.