Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se shtetet e Ballkanit duhet shumë për të mësuar nga themeluesit e BE-së.
Këtë Meta e tha me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.
“Vendet tona kanë ende shumë për të mësuar nga themeluesit e Bashkimit Europian dhe filozofia e këtij projekti historik, mbi çfarë mund të konsiderohen ide pionere, nxitëse të një epoke të re të bashkëjetesës në rajonin tonë”, ka shkruar Meta në rrjetin social Facebook.