Metoda “90 minuta” – humbni peshë dhe pa dietë: Mos e ndryshoni ushqimin tuaj, mos ushtroni, thjesht ndryshoni një gjë

Prishtinë | 25 Sht 2021 | 13:03 | Nga Ekonomia Online

Studiuesit nga Universiteti Britanik i Saras prezantuan një mënyrë të thjeshtë për të humbur peshë, të quajtur “90 minuta”.

Esenca e këtij programi është tepër e thjeshtë – ju vetëm duhet të ndryshoni kohën për kafjall dhe darkë duke i lëvizur ato 90 minuta para dhe mbrapa, transmeton Telegrafi.

Përparësia e këtij “regjimi” është se nuk keni pse të hiqni dorë nga ushqimi juaj i preferuar ose të numëroni kalori dhe kilogramët patjetër do të shkrihen.

Si pjesë e studimit, u krye një eksperiment në të cilin, pas 10 javësh të ngrënies në të njëjtën kohë, pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe: njëri grup nuk e ndryshoi kohën e ngrënies, ndërsa tjetri e ndryshoi.

Rezultoi se në grupin në të cilin koha e kafjallit u zhvendos në 90 minuta më vonë, ndërsa koha e darkës 90 minuta më parë, procesi i humbjes së peshës ishte dy herë më i shpejtë se në grupin tjetër.

Është e rëndësishme të theksohet se studiuesit nuk vendosën kufizime në llojin dhe sasinë e ushqimit.

Efektiviteti i kësaj metode qëndron në zvogëlimin e sasisë së ushqimeve që hamë, veçanërisht në mbrëmje. Për më tepër, pjesëmarrësit në eksperiment raportuan se oreksi i tyre u ul.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme