Metoda me qepë për t’i rritur flokët me një shpejtësi të mahnitshme

Prishtinë | 30 Nën 2024 | 01:51 | Nga Ekonomia Online

Çdo grua dëshiron flokë të shëndetshme dhe të ndritshme.

Nëse gjithashtu keni dëshirë për flokë të gjata, të drejta, të trasha e të shndritshme, atëherë ne ju themi se zgjidhja për këtë vjen direkt nga kuzhina juaj, transmeton Telegrafi.

Trajtimi i flokëve me qepë është shumë efikas, ndërkaq dermatologët kanë thënë se kjo nuk ka efekte anësore në skalp apo në flokë.

Ato që e kanë provuar këtë pohojnë se metoda i shfaqë rezultatet pas një muaji.

Qepët janë të mahnitshme për flokët sepse kanë shumë sulfur, i cili e stimulon prodhimin e kolagjenit. Kolagjeni është krucial për rritje të flokëve.

Receta:

Merrni 2-4 qepë, preni dhe shtrydhjani lëngun. Bëni masazh kokës me lëng të qepës dhe lëreni ashtu për 15 minuta.

Nëse mundeni, lëreni deri në 1 orë.

Në fund, pastroni flokët si normalisht me shampon dhe zbutës të flokëve.

Ky tretman duhet të përsëritet dy herë në muaj.

Mos u brengosni, flokët nuk do t’ju mbajnë aromë të keqe, ndërkaq pas një muaji do ta vëreni rritjen e shpejtë të flokëve! /Telegrafi/

Të ngjashme