Si duhet të pastrohet hekuri për hekurosje

Prishtinë | 31 Dhj 2023 | 03:26 | Nga Ekonomia Online

Hekuri për hekurojse zë vend në përditshmërinë tonë, por përdorimi i shpeshtë i hekurit për hekurosje në sipërfaqe të tij mund të ngjiten mbetjet e rrobave, gurëz dhe pluhur në fund të hekurit.

Kështu hekurosja bëhet më e vështirë, ndërkaq mund të mbeten njolla në rroba, prandaj është shumë me rëndësi të dini se si ta pastroni hekurin tuaj dhe kështu t’ia zgjasni afatin e qëndrueshmërisë.

Ne ju sjellim disa metoda efikase në pastrimin e hekurit:

Përzierja e ujit dhe uthullës

Fundin e hekurit zhyteni në përzierje të uthullës dhe ujit dhe lëreni të qëndrojë, më vonë pastrojeni.

Pasta nga soda e bikarbonatit

Provoni të bëni pastë nga një lugë uji dhe dy lugë sodë bikarbonati dhe me të lyeni fundin e hekurit.

Merrni një leckë pambuku dhe fërkojeni mirë dhe pastaj fshini mbetjet

Për pastrimin e vrimave nëpër të cilat kalon avulli ndihmojnë shkopthat për pastrim të veshëve.
Shkopthat njomni në ujë të distiluar dhe pastaj pastroni vrimat.

Kur të përdorni sustat për nxjerrjen e avullit, është e mundshme që nga hekuri të fillojë të bien pjesëza të vogla gurëzish, andaj kujdesuni në cilën sipërfaqe e bëni këtë veprim, sepse më vonë do të detyroheni ta pastroni.

Të ngjashme