MF-ja dhe Riinvesti me marrëveshje për përgatitjen e pasqyrës ekonomike

Prishtinë | 11 Pri 2017 | 15:15 | Nga

Ministria e Financave dhe Instituti për Hulumtime Zhvillimore “Riinvest” kanë nënshkruar sot Marrëveshje Bashkëpunimi për përgatitjen dhe publikimin e Pasqyrës Makroekonomike për ekonominë e Kosovës.

Marrëveshja është nënshkruar nga ministri i Financave Avdullah Hoti dhe drejtori ekzekutiv i Institutit për Hulumtime Zhvillimore “Riinvest” Lumir Abdixhiku.

Sipas kësaj Marrëveshje, të dyja palët pajtohen të punojnë së bashku në përgatitjen dhe publikimin në baza tremujore të Pasqyrës Makroekonomike për ekonominë e Kosovës, dhe gjithashtu zotohen të ofrojnë resurset e nevojshme, për përgatitjen e kësaj Pasqyre Makroekonomike.

Ministria e Financave dhe Instituti “Riinvest” me këtë Marrëveshje gjithashtu pajtohen të themelojnë një Bord Editorial që do të merret me rishikimin dhe mbikëqyrjen e punës në përgatitjen dhe publikimin e çdo serie të Pasqyrës Makroekonomike.

Pasqyra Makroekonomike është dokument, i cili do të paraqes të dhëna për periudhën raportuese dhe analiza sa i përket zhvillimeve makroekonomike në vend dhe pritjeve për periudhën e ardhshme. Pjesë e këtij dokumenti do të jenë hulumtimet e kohëpaskohshme me bizneset, në lidhje me perceptimet e biznesit për sa i përket zhvillimeve ekonomike në vend dhe tema të tjera me interes ekonomik për vendin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme