MF-ja me kredi synon t’i ndihmojë ndërmarrjet publike

Prishtinë | 07 Tet 2020 | 11:24 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendësministri i Financave dhe Transfereve, Agim Krasniqi , ka thënë se ndërmarrjet publike janë në gjendje të rëndë dhe se duhet reaguar bashkërisht, raporton Ekonomia Online.

Ai këto komente i ka bërë gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet dhe Transfere mbi masat fiskale të marra për t’iu përgjigjur situatës me Pandeminë dhe për gjendjen e borxhit publik

Krasniqi ka thënë se janë duke u përgatitur për të hyrë në një kredi  deri në 30 milionë euro që do t’i ndihmonte ndërmarrjet në kthimin e likuiditetit.

https://vimeo.com/465690580

Sipas tij, nëse nuk arrihet të sigurohet kjo kredi, situata do të jetë edhe më rëndë. Ai ka thënë se shumë ndërmarrje publike janë në gjendje të rëndë, ndërsa kritikoi edhe menaxhimin e tyre.

“Sot mund të ju them se kam pasur takime me disa ndërmarrje dhe nuk jam i kënaqur hiq. Është e qartë se diçka nuk është duke funksionuar tek ndërmarrjet publike, dhe duhet bashkërisht të marrim masa”.

“Ajo çfarë ne jemi duke negociuar është që të marrim ketë kredi. Kemi ndarë 16 milionë euro si dhe 14 milionë euro për çështjen e likuiditetit. Do të jemi shumë të kujdesshëm që të ruajmë likuiditetin për ndërmarrjet publike”, ka thënë Krasniqi.

Kujtim Gashi anëtarë i këtij komisioni nga radhët e PDK-së, shprehu dyshimet se  ndërmarrjet publike mund të” lazdrohen”, pasi shumica e tyre kanë dështuar në menaxhim

“Pse duhet shteti me hi ne kredi për mi ndihmuar ndërmarrjet që kanë dështuar në menaxhimin e tyre”, tha ai.

Fatmir Rexhepi, nga LDK tha se është e vërtetë që ndërmarrjet kanë dështuar në menaxhimin e tyre, por për shkak të situatës që jemi të krijuar, ka thënë se në parim përkrahë hyrjen në këtë kredi.

Hekuran Murati  nga VV, kryesues i këtij komisioni, ka thënë se nuk e di nëse do të mund të ndihen komod nëse përkrahet ky projektligj, pasi sipas tij këtu bëhet fjalë edhe paga për ndërmarrjet publike.

Për kundër vërejtjeve, komisoni ka miratuar në parim Projektligjin për hyrej në këtë kredi.

Në këtë mbledhja është shqyrtuar edhe kredia nga BERZH, për trajtimin e ujërave të zeza, e cila është miratuar me vota unanime nga anëtaret e komisionit.

Po ashtu Komisoni ka miratuar edhe planin e punës për sezonin vjeshtor me rekomandim të Kujtim Gashit qe të ketë vizitë në komison homolg të Shqipërisë.

Ky komision vendosi që javën e ardhshme të thërras përseri në raportim ministren e Finacave, Hykmete Bajrami.

Të ngjashme