Ministria e Financave ka ulur tarifat e mëditjeve për udhëtime zyrtare për jashtë vendit.
Ky vendim ka ardhur pas kritikave të shumta se në vendet me standard më të ulët jetese, siç janë vendet e rajonit, mëditjet kanë qenë më të larta, ndërkaq në vendet me standard të lartë të jetesës, mëditjet kanë qenë më të ulëta.
Në bazë të vendimit që ka siguruar Koha.net, shihet se ndryshim ka pësuar shteti shqiptar, në të cilin në të kaluarën mëditjet janë paguar nga 209 euro, ndërsa tani është 130 euro. Në këto tarifa përfshihet fjetja dhe ushqimi bashkë me shpenzime tjera të vogla.
Kurse ndryshim tjetër shihet edhe tek Afganistani, vend në të cilin më parë është paguar mëditje prej vetëm 82 eurosh, kurse me vendimin e ri, mëditja për këtë vend shkon deri në 200 euro.
Me këtë vendim është shfuqizuar ai i mëhershmi, që ka qenë një vendim i marrë nga administrata e UNMIK-ut më 2004. Vendimi i ri hyn në fuqi nga data 1 korrik e këtij viti.
Më poshtë mund t’i shihni mëditjet e reja dhe ato të vjetra për t’i krahasuar:
Tarifat e vjetra