MF-ja po planifikon t’i dërgojë 14 ligje në Kuvend

Prishtinë | 26 Jan 2017 | 12:16 | Nga

Instituti GAP ka bërë një analizë rreth miratimit të programit legjislativ të Qeverisë së Kosovës për vitin 2017, në të cilën parashihen projektligje të reja dhe disa plotësim-ndryshim.

Në programin legjislativ për vitin 2017 Ministria e Financave ka planifikuar numrin më të madh të projektligjeve me gjithsej 14.

“Qeveria e Kosovës e ka miratuar programin legjislativ për vitin 2017 në mbledhjen e fundit të vitit 2016, të mbajtur më 30 dhjetor 2016. Zakonisht programi legjislativ miratohet si pjesë e planit të punës për vitin e ri , por që te dyja publikohen ndaras në ueb faqen e Kryeministrit. Megjithatë, plani i punës nuk është bërë ende publik. Programi legjislativ mund të ndryshohet gjatë vitit, duke bërë që një numër i projektligjeve të planifikuara të largohen e disa të tjera të shtohen”, thuhet në analizën e GAP-it.

“Programi legjislativ 2017 i ka 79 projektligje nga të cilat 45 janë projektligje për t’u shndërruar në ligje të reja pasi të miratohen në Kuvend dhe 34 projektligje për plotësimin dhe ndryshimin e ligjeve ekzistuese. Nga 19 ministri, 15 prej tyre dhe zyra e Kryeministrit kanë planifikuar hartimin e projektligjeve derisa katër ministri deri tani nuk kanë planifikuar të hartojnë ndonjë projektligj, si: Ministria e Integrimit Evropian (MIE), Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ), Ministria për Komunitete dhe Kthim (MKK) dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS)”, thuhet në analizën e GAP-it, raporton Ekonomia Online.

“Siç vërehet nga tabela, Ministria e Financave ka planifikuar numrin më të madh të projektligjeve (gjithsej 14), mirëpo vlen të theksohet se një numër i tyre kanë të bëjnë me ratifikimin e marrëveshjeve të ndryshme në mes të Qeverisë së Kosovës dhe një shteti apo organizate tjetër”.

Në krahasim me vitin 2016 por edhe me vitet tjera kur kryesisht më shumë janë planifikuar projektligje për plotësim/ndryshim të ligjeve ekzistuese sa sa ligje të reja, programi legjislativ 2017 parasheh më shumë ligje të reja se sa ndryshime të ligjeve ekzistuese.

Tabela 1: Ministritë që kanë planifikuar të hartojnë projektligje dhe numri i tyre

Grafi 1: Numri i projektligjeve 2011-2017 për plotësim/ndryshim të ligjeve ekzitsuese dhe të reja

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme