“Mi Note 2” i ngjan rivalit Galaxy Note 7

Prishtinë | 18 Gus 2016 | 09:29 | Nga

Xiaomi është një kompani kineze e cila është rritur me shpejtësi në tregun botëror. Kompania prodhon produkte të ndryshme si telefona të mençur dhe notebook.

Kjo kompani besohet të ketë një pajisje të re në zhvillim e sipër, të quajtur Mi Note 2. Disa dizajne të kësaj pajisje tashmë janë parë online dhe duket se pajisja i ngjanë shumë produktit të fundit të Samsung, Galaxy Note 7.

Pamjet e publikuara të Xiaomi për Mi Note 2 tregojnë se pajisja do të ketë dizajn të metaltë të kombinuar me xham, ngjashëm sikur Galaxy Note 7. Po ashtu, Mi Note 2 duket se do të ketë ekran të lakuar në pjesën anësore.

Pajisja Mi Note 2 pritet të jetë i fuqizuar nga procesori Qualcomm Snapdragon 821, RAM memoria prej 6GB, hapësira ruajtëse prej 128GB dhe bateria me kapacitet prej 4,000 mAh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme